COKOLLATA DHE KAKAO
Kakao permban nje substance kimike , teobromina, e cila mund te rezultoje toksike per qenin per shkak se metabolizohet me veshtiresi dhe shume ngadale. Teobromina eshte nje perberje kimike toksike per qenin dhe mund te shkaktoje probleme me zemer, ne mushkeri, ne veshka dhe ne sistemin nervor qendror. Mjaftojne 50 grame per te intoksikuar nje qenush te permasave te vogla. Nese nje qen ha cokollate ne sasi te konsiderueshme, teobromina mund te qendroje ne gjakun etij per rreth 20 ore, duke i provokuar probleme qe nisin nga rrahjet teper te shpeshta te zemres, ne atak kardiak , hemoragji te brendshme e ne rastin me te keq dhe deri ne vdekje. Gjeja e pare qe duhet bere brenda dyorarshit te pare eshte provokimi i te vjelles. Eshte e keshillueshme te cohet menjehere te veterineri.
KARAMELE DHE CAMCAKEZA
Embelsuesit si ksilitoli demtojne qenin tone. Ky tip embelsuesi i quajtur ndryshe dhe “ sheqer druri” perdoret si per camcakezin. Kjo substance aspak e demshme per njeriun behet shume e rrezikshme per qenin pasi , e marre ne sasi te medha , mund te shkaktoje nje renie te nivelit te glukozes ne gjak duke shkaktuar nje depresion te sistemit nervor qendror, humbje te koordinimit dhe spazma pas rreth 30 minutash nga gelltitja. Ndersa karamelet shpesh permbajne laktoze
SHEQERI
Konsumi i sheqerit eshte i rendesishem si burim energie dhe si rregullator i flores bakteriale. Por qeni nuk assimilo cdolloj sheqeri. Nuk ka probleme me sheqerin e zakonshem por ka shume veshtiresi ne tretjen e laktozes qe gjendet zakonisht ne biskota apo snack te ndryshme. Consumi i neper i sheqerit e con qenin tuaj drejt diabetit.
KRIPA
Teprica e kripes nuk eshte gje e mire si per njerezit ashtu edhe per qente. Akoma me shume nese qeni juaj vuannga ndonje patologji kardiocirkulatore. Ne kete rast, konsumi minimal i kripes, kontribuon ne pakesimin e volumit te gjakut dhe per rrjedhoje lehteson punen e zemres. Ushqime shume te kripura perfaqesojne nje rrezik per qenin nese nuk ka prane uje. Sasia e tepruar e kripes mund te shkaktoje epilepsi te cilat e cojne drejt komes apo edhe vdekjes.
QEPE , LAKER DHE HUDER
Qepet mund te gelltiten nga qente per shkak te aromes se tyre, por efekti i tyre ne metabolizem eshte negativ. Qepet ne fakt permbajne nje perberes, disfluor n propili, ashtu si hudhre dhe lakrat, i cili vepron ne nivelin e rruazave te kuqe duke i shkaterruar ato. Pasojat jane pafuqi dhe prishje e mebranes qelizore, te vjella, diarre dhe urine me ngjyre te erret. konsumi per nje periudhe te gjate con deri ne anemi.
ARRA
Sasi te medhate arres mund te provokoje convulsione, dridhje, proleme ne sistemin nervor qendror, e deri ne vdekje.
MAJA
Shprendahet dhe prodhon gaz ne aparatin tretes duke shkaktuar dhimbje dhe deri ne mosfunksionim te stomakut. Mos provoni asnjehere t jepni birre apo cfaredolloj alkoli qenushit tuaj.
RRUSH DHE RRUSH I THATE
Pervec permbajtjes se madhe te sheqerit, kohet e fundit eshte konfirmuar rreziku qe rrushi normal dhe ai i thate perben per qente. Nuk dihet ende me saktesi kush eshte elementi qe demton ne menyre te pariparueshme veshkat duke provokuar insuficience renale dhe ne shumicen e rasteve deri ne vdekje.
FARA DHE BERTHAMA
Jane toksike farat e molles, berthamat e qershive, pjeshkes, nektarines dhe kumbulles: permbajne cianur dhe cojne deri ne kome
USHQIME ME YNDYRE
Yndyrnat jane te domosdoshme per organismin . Gjithsesi nuk duhet te kalojne 10% ekseset cojne ne obezitet dhe ne nje plakje te parakohshme. Tretja e yndyrnave eshte gjeja me e vestire per qente sidomos nese jane yndyrna te skuqura. Funksioni i yndyrnave eshte pothuajse ekskluzivisht energjitik. Gjithashtu serbe per perfitimin e vitamines A,D,E . Konsumi ne doza pa teprice ndikojne dhe neruajtjen e nje qimeje te bute dhe me te forte. Qente qe jetojne ne ambjent te hapur kane nevoje per me shume yndyrna per te ruajtur temperaturen normale trupore.
SALSICE
Permbajne shume kripe dhe yndyrna si dhe e rrezikojne nga nje semundje e quajtur toksoplazmoze. Provokohet nga nje parazit qe gjendet ne mishin e pabere dhe vetem me pjekje eliminohet.
MELCITE
Ne sasi te medha shkakton toksicitet te vitamines A, qe sulmon muskuj dhe kocka, dhe depozite te bakrit ne melci, e cila eshte nje semundje fatale.
USHQIME TE NDENJURA APO TE SKADUARA.
Kjo shkakton vjellje dhe diarre dhe nuk eshte aspak e shendetshme per qenin tuaj
ALKOOLI
Alkooli helmon qenin tuaj duke shkaktuar vjellje , diarre, humbje te aftesive motorike,mangesi ne sistemin nervor qendror, dridhje, veshtiresi ne frymemarrje, cekuilibrim metabolik dhe kome. Nje sasi me e madhe pijesh alkolike e con menjehere qenin tuaj drejt vdekjes per kolaps ne frymemarrje.
KAFE
Kafenina shkakton probleme te medha te qente. Pervec problememve gastrointestinale provokon alterim te ritmit kardiak dhe ne raste me te renda iktus.
DUHANI
Permban nikotine e cila provokon takikardi,kolaps ,kome dhe vdekje.
Comentários