top of page
politika e privatËsisË

Politika e Privatësisë (“Politika”) përcakton bazën mbi të cilën Animal Rescue Albania (“ne”, “jona”) mbledh dhe trajton të dhënat personale të përdorueseve të faqes sonë të internetit (“ju”, “përdorues”) ose të dhënat që ju na siguroni në mënyra të tjera. 1. Çfarë informacioni mbledhim?

1.1 Ne mund të mbledhim çdo informacion të mëposhtëm (“Të Dhëna”) që ju mund të jepni vullnetarisht duke plotësuar formularët në faqen tonë të internetit, duke komunikuar me ne nëpërmjet mesazheve, postë elektronike ose mënyra të tjera. Kjo përfshin informacionin e siguruar nga ju kur regjistroheni për të përdorur faqen tonë të internetit, kryeni veprime ose përdorni llogarinë tonë online në cilëndo mënyrë, transmetoni të dhëna të tjera personale si fotografi, përfshiheni në kërkimin e informacionit apo aktivitete të ngjashme, merrni pjesë në diskutimet ose funksione të tjera në mediat sociale në faqen tonë të internetit ose kur na raportoni një problem:

  • Emri, mbiemri

  • Numri personal i identifikimit

  • Adresa e postës elektronike

  • Numri i telefonit celular

  • Adresa e deklaruar e banimit

  • Statusi i punësimit

1.2 Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përkufizon “Të Dhënat Sensitive”, si të dhëna që kanë të bëjnë me origjinën racore ose etnike, mendime politike, anëtarësimin në sindikata, besimin, fetar ose filozofik, dënimin penal si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale. Si perdorues, ju zakonisht nuk ju kërkohet të na pajisni me të dhëna sensitive, por në rast se ju na i siguroni këto të dhëna, ato do të përdoren në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

1.3 Përveçse nëpërmjet faqes sonë, ne mund të marrim informacion për ju nëpërmjet palëve të treta 

1.4 Rezervojmë të drejtën për të kërkuar çdo dokument shtesë për aprovimin e aplikimit të adoptimit apo dhenies se informacionit.

 

2. Si e përdorim informacionin e mbledhur?

2.1 Ju bini dakord se të Dhënat që na siguroni do të regjistrohen në mënyrë elektronike dhe do të përdoren për qëllimin e përfshirë, por pa u kufizuar si më poshtë:

  • për të verifikuar identitetin dhe vlerësuar aftësinë tuaj në lidhje me adoptimin, duke përdorur informacionin që ju na keni siguruar;

  • për të zbuluar dhe parandaluar çdo mashtrim dhe/ose aktivitete të tjera kriminale apo jo etike;

  • për t’ju kontaktuar;

  • për t’ju dërguar lajmerime te ndryshme.

2.2 Çdo aplikim dhe informacion i paraqitur nga një vizitor në faqen tonë të internetit ose stafit tonë, na lejon të përdorim të dhënat e përmendura për të dhënë informacion në lidhje me  shërbimet tona. Të gjitha të dhënat e siguruara nga ju, mund të përdoren për të siguruar përmbushjen e angazhimeve kontraktore të palëve. Nëse ndonjë ndryshim duhet bërë në faqen e internetit, informacioni që keni dhënë mund të përdoret për t'ju informuar për ndryshime të tilla.

2.3 Çdokujt që refuzon të na japë ne, ose palëve të treta, pëlqimin e përdorimit të informacionit të tij ose saj, i jepet opsioni për të ndaluar përdorimin e të dhënave personale

3. Ku i ruajmë të dhënat e mbledhura?

3.1 Ne i trajtojmë të dhënat personale dhe i ruajmë ato në serverat e menaxhuar nga ofrues të shërbimit të hostimit në juridiksione që sigurojnë një nivel të përshtatshëm mbrojtjeje, siç kërkohet nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ("Juridiksionet e Ruajtjes").

3.2 Ne mundohemi të sigurojmë se nuk do të dërgojmë të dhënat jashtë Juridiksioneve të Ruajtjes. Gjithsesi, në rrethana të jashtëzakonshme, të dhënat personale që ne kemi mbledhur prej jush, mund të transferohen dhe të ruhen në një destinacion jashtë Juridiksioneve të Ruajtjes dhe të përpunuar nga personeli që vepron atje dhe punon për to.

3.3 Përgjithësisht ne do t’i ruajmë të dhënat personale për (10) (dhjetë) vjet. Në rrethana të caktuara, si për shembull kërkesa rregullatore, ne do të na duhet të ruajmë të dhënat për një periudhë më të gjatë.

3.4 Duke na siguruar të dhënat personale ju pranoni kushtet e mësipërme për transferimin ndërkombëtar, ruajtjen dhe përpunimin. Gjithsesi ne do të kujdesemi që transferimi i të dhënave jashtë Juridiksioneve të Ruajtjes, do të kryhet vetëm mbi bazën e një miratimi paraprak nga Autoritetet Shqiptare sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

4. Të drejtat tuaja

4.1 Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ju jep të drejtën, pa pagesë, të pranoni, kundërshtoni përpunimin, në rrethana të caktuara, si dhe përditësimin, korrigjimin ose ndreqjen e informacionit që ne mbajmë për ju.

4.2 Ju mund të ushtroni të drejta tuaja të tjera në çdo kohë duke na kontaktuar

4.3 Ne do të mundohemi t’i përgjigjemi kërkesave tuaja sa më shpejt që të jetë e mundur, në përputhje me kërkesat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

4.4 Vini re se përpunimi i disa të dhënave personale që mbajmë rreth jush është i nevojshëm për të përmbushur kontratat që mund të kemi me ju; prandaj ne nuk do të jemi në gjendje të ndalojmë përpunimin e këtyre të dhënave, derisa të ekzistojë një kontratë mes nesh. Gjithashtu, vini re se të dhënat tuaja nuk mund të fshihen përgjithmonë, nëse do të na duhet të mbajmë shënime në lidhje me marrëdhënien tonë kontraktore dhe/ose nëse na kërkohet me ligj që të mbajmë shënime për një periudhë të caktuar kohore.

5. Ndryshime në Politikën tonë të Privatësisë

5.1 Çdo ndryshim që mund t'i bëjmë politikës tonë të privatësisë në të ardhmen do të vendoset në faqen tonë të internetit dhe/ose do t'ju dërgohet me email apo në llogarinë tuaj online, nëse keni një të tillë.

6. Lidhja me ju

6.1 Pas vizitës në këtë faqe interneti dhe sigurimit të të dhënave personale dhe të kontakteve, ju pranoni të merrni lajmerimet tona në cilëndo nga pajisjet tuaja të komunikimit.

7. Na kontaktoni

7.1 Pyetjet, komentet dhe kërkesat në lidhje me këtë politikë të privatësisë janë të mirëpritura dhe duhet të adresohen në animalrescuealbania@gmail.com 

Përmbajtja e pëlqimit të Politikës së Privatësisë

Duke klikuar butonin Dërgo ne seksionet te cilat e permbajne ate, ju konfirmoni se kushtet dhe afatet e kësaj Politike të Privatësisë (lidhjen me politikën e privatësisë) janë lexuar, kuptuar dhe pranuar prej jush, duke dhënë pëlqimin tuaj të mirë informuar për mbledhjen dhe trajtimin e të dhënave / dokumenteve sipas Politikës së Privatësisë.

bottom of page