top of page

Sterilizimi: Përse është i domosdoshëm?


Të shpëton jetën !!!

Nuk është mit, ka një mbipopullim me kafshë të padëshiruara në shtetin tonë. Çdo vit me qindra qen dhe mace përfundojnë të pastreha nëpër rrugët e qyteteve shqiptare dhe fatkeqësisht nuk ka mjaftueshëm njerëz që t’i adoptojnë ata.

Shumë kafshë përfundojnë në rrugë pasi braktisen nga familja e tyre, dhe ndërkohe që një pjesë e vogël e tyre shpëtohen, pjesa më e madhe vuajnë rrugëve pa pasur dikë që të kujdeset për ta. Sterilizimi i kafshëve parandalon lindjen e tyre aksidentale dhe është mënyra më efiçente dhe humane për të shpëtuar jetë kafshësh.


Përfitimet për ju dhe kafshën tuaj shtëpiake

Miku juaj do jetojë më gjatë, më shëndetshëm dhe ju do keni më pak kokëçarje nëse e sterilizoni atë. 

Sterilizimi redukton ose eliminon:

  • Mundësinë e kancerit të gjoksit dhe infeksioneve të rrezikshme të mitrës në femra dhe problemet me prostatën dhe kancerin testikular në meshkuj.

  • Bezdisjen për t’i rezistuar nevojës natyrale për tu çiftuar. Miku juaj do jetë më pak i shpërqendruar, më lehtësisht i trainueshëm dhe një pjestar më i përqendruar i familjes tuaj.

  • Nevojën e kafshës për të “bredhur” në kërkim të një partneri, duke zvogëluar shanset që ai/ajo të humbë, të përfshihet në zënka me kafshë të tjera apo të aksidentohet nga ndonjë makinë.

  • Ciklet bezdisësë të nxehtësisë në femra dhe tërheqjen e meshkujve të padëshiruar.

  • Tendencën për të kafshuar. Megjithatë kafsha juaj shtëpiake do të vazhdojë të jetë protektive ndaj shtëpisë dhe familjes së tij edhe pas ndërhyrjes. Agresiviteti është i ndryshëm nga tendenca për të qënë protektivë.

  • Spërkatjen, vajtimin, përcaktimin e territorit dhe afrimet e papërshtatshme seksuale ndaj njerëzve apo objekteve

  • Shpenzimet për ushqim shtesë dhe kujdesin tek veterineri në raste shtatëzanie

Çfarë është sterilizimi?

- është heqja kirurgjikale e organeve riprodhuese të kafshëve femra në mënyrë që ato të mos ngelen shtatëzënë

- është heqja kirurgjikale e testikujve të kafshëve meshkuj në mënyrë që ata të mos riprodhojnë femrat

Ndërhyrjet kryhen nga një veteriner ndërkohe që kafshët janë nën efektin e anestezisë së përgjithshme në mënyrë që ato të mos ndjejnë dhimbje. Kafsha mund të përjetojë bezdisje pas operacionit por pjesa më e madhe e veterinerëve ju mundësojnë ilaçe për të shmangur dhimbjet.


Rekomandojme që të gjithë njerëzit që kanë kafshë shtëpiake t’i sterilizojnë ata sa më shpejt të jetë e mundur. Macet mund të ngelin shtatezënë që pesë muajshe dhe qentë që gjashtë muajsh dhe secili mund të ketë 2-3 barra në vit. (nga 4 deri në 8 kotele/këlyshe cdo barrë)!!!


Disa mite:

Kundështarët e kësaj praktike citojnë disa arsye për të mos sterilizuar kafshët.

Ndër to:

Kafsha shtëpiake do shëndoshet

 - Ushqimi i tepërt dhe mungesa e aktivitetit bën që një kafshë të shëndoshet. Nëse monitoroni ushqimin dhe nxisni aktivitetin kafshët tuaj do mbeten në formë

“Ai është racë e pastër kështu që nuk mund të sterilizohet”

 - Edhe kafshët që janë racë e pastër mund të ngelen të pastreha. Edhe kafshët që janë racë e pastër mund të kontribuojnë në problemin e mbipopullimit me kafshë.

“Do gjej shtëpi të mira për kotelet/këlyshët”

 - Nëse secila nga shtëpitë që janë të gatshme të mirëpresin pasardhësit e kafshës tuaj, do të adoptontë një kafshë të pastrehë, atëherë ju dhe ata do të shpëtonit jetë të kafshëve që e meritojnë dhe janë në pritje për një strehë.

“Kafsha ime është aq e veçantë saqë dua edhe një tjetër fiks si ajo”

 - Nuk ka garanci që këlyshët dhe kotelet do të trashëgojnë cilësitë më të mira të prindërve të tyre. Në fakt, ata lehtësisht mund të trashëgojnë edhe cilësitë negative të tyre.

Sa kushton?

Kostot e sterilizimit variojnë nga pesha, mosha dhe gjinia e kafshës tuaj, dhe nëse kafsha juaj ka nevojë për vaksinim dhe medikamente të tjera. Gjithsesi është e rëndësishme të mbani mend që kjo është një kosto e cila do të bëhet vetëm një herë krahasuar me përfitimet e shumta që sjell për ju dhe kafshën tuaj. 


Sugjerojme te zgjidhni nje klinike e cila ka veteriner me eksperience te gjate ne sterilizime, ofron sterilitet gjate kryerjes se operimit dhe ofron trajtim post-operator deri ne sherimin e plote te plages se mikut tuaj me kater putra.

7,491 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page