top of page
  • Writer's pictureARSA

PARVOVIROSA



Parvovirosa eshte nje semundje virale shume ngjitese, potenzialisht vdekjeprurese, sidomos te kelyshet e pavaksinuar. Virusi perhapet ne ambient permes feceve dhe eshte shume rezistent.


Shkaku

Semundja shkaktohet nga nje parvovirus, me sakte parvovirusi canin i tipit 2. Virusi riprodhohet ne aparatin tretes dhe ne palcen kurrizore dhe kjo shpjegon dhe llojin e simptomave qe jep. Virusi eshte jashte mase shume infektues dhe perhapet permes feceve dhe lengjeve trupore. Eshte shume rezistent ndaj kushteve natyrore e mund te resisto ne ambient dhe per nje vit. Perhapet ose permes renies ne kontakt me fecet e nje qeni te infektuar ose permes ekspozimit ne nje ambient apo objekte te infektuara sic eshte psh, rera ku behen nevjat, tasat apo duke rene ne kontakt me njerez qe kujdesen per qenusha te semure.


Simptomat dhe diagnostikimi

Disa dite pas infektimit, qeni shfaq simptoma te renda, te shoqeruara nga letargjia dhe keputja. Simptomat e kryesore jane te vjella dhe shkarkime diarre e me gjak. Gjithashtu, paraqitet temperatura dhe qeni ndalon se ngreni. Si pasoje vjen dehidratimi, ne analizat e gjakut vihet re anemi dhe ulje e rruazave te bardha te gjakut.

Semundja avanzo shume shpejt dhe shpesh eshte fatale. Qenushet qe perballojne 5 ditet e para te semundjes zakonisht mbijetojne.

Diagnostikii i semundjes behet permes izolimit te virusit nga fece tose duke bere autopsine e qenit te ngordhur.


Trajtimi

Ashtu si per Line dhe per parvovirozen behet nje terapi per te kontolluar simptomat dhe duhet te jete nje terapi agresive e te nisi sa me pare. Qeni shtrohet ne klinnike pasi duhet mmonitoruar vazhdimisht. Behet nje terapi me antibiotik me spekter te gjere per te evituar infeksionet sekondare. Per te trajtuar dehidratimin behet terapi me fluid dhe ne raste te nje anemie te theksuar mund te nevojitet dhe transfuzion gjaku. Gjithashtu perdoren ilace per te trajtuar te vjellat dhe diarren.

Qent e infektuar duhet te izolohen nga qent e tjere dhe eshte e nevojshme qe te ndiqen norma te rrepta te higjenes duke perdorur dizinfektues efikas per te evituar ndotjen e ambientit apo te veshjeve e duarve te personaveqe trajtojne qenushin e semure.


Parandalimi

Vaksinimi eshte nje menyre efikase per te parandaluar semundjen. Qenushet qe dalin jashte nuk duhet te bien ne kontakt me qen te tjere apo me urine e fece para se te vaksinohen.

1,875 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page