top of page

10 shenja te mundshme qe tregojne se miku juaj mund te kete tumor


Tumori, nje semundje e tmerrshme, e cila fatkeqesisht nuk perben rrezik vetem per ne por dhe per miqte tane katerkembesh, ne vecanti persa i perket qenve dhe maceve. Me poshte po ju rreshtojme disa shenja qe mund te jene tregues te tumorit te qente dhe macet. Do te ishte mire qe te tregohemi te kujdesshem e te vemendshem ndaj ketyre simptomave dhe shfaqjes se mundshme te tyre. Ne kete menyre mund te nderhyjme ne kohe dhe tu shtojme mundesite per te jetuar kafsheve tona shtepiake. Njesoj si per njerezit edhe per kafshet arma me e forte kunder tumorit eshte parandalimi.

1.  Gunga dhe fryrje   gunga dhe fryrje nen epidermen e qenit apo maces tuaj mund te perfaqesojne nje simptome te kancerit ose thjesht te nje problemi qe duhet mbajtur nen kontroll, duke u konsultuar me veterinerin tuaj. Vetem ky i fundit eshte ne gjendje te percaktoje nese prezenca e tyre eshte shenje e nje semundjeje te rende, permes biopsise.

2.  Aroma te keqija shfaqja e papritur e aromave te keqija ,te besdisshme te cilat vijne nga disa zona te trupit te qenit apo maces tone nuk duhet nenvleftesuar. Kjo shenje konsiderohet si nje tregues mjaft imire i pranise se tumorit, sidomos ne zonat e gojes , hundes dhe zonave gjenitale.

3.  Te vjella dhe diarre  te vjella dhe diarre, qelb dhe gjakderdhje te cilat shfaqen ne menyre te perseritur apo te tejzgjatur duhet te parashtrohen menjehere te veterineri juaj. Si tek qente ashtu dhe te macet duhet pasur shume kujdes per evidentimin e fryrjes se zgjatur ne zonen e kraharorit, duke qene se mund te jete nje sinjal qe kerkon te na tregoje dicka.

4.   Plaget te gervishura apo plage te cilat nuk sherohen brenda nje kohe te arsyeshme. Ja nje sinjal tjeter qe meriton vemendjen tone dhe keshillimin me mjekun. Vonesa ne sherimin e plageve mund te lidhet jo vetem me infeksione apo semundje te lekures, por dhe me kancerin.

5.  Humbje e peshes Kanceri fatkeqsisht futet ne listen e gjate te semundjeve qe mund te perfshijne ne simptomat perkatese humbjen e peshes,sidomos te qente. Kjo sdo te thote qe nje shenje e tille te macet nuk duhet te na shqetesoje. Per kete arsye, nese vini re nje renie peshe te menjehershme , duhet ti drejtoheni specialistit.

6.  Ndryshim ne oreks qente dhe macet nuk heqin dore nga te ushqyerit pa nje motiv te caktuar. Nderkohe qe nje mungese oreksi e perkohshme nuk na tregon asgje, nese kjo zgjat ne kohe duhet ti drejtohemi menjehere veterinerit. Tumoret e gojes mund te shkaktojne veshtiresi ne te pertypur dhene te gelltitur, duke detyruar qen e mace te refuzojne ushqimin.

7.   Veshtiresi ne frymemarrje prania e kolles dhe e veshtiresise ne frymemarrje mund te shkaktohet te miqte tane katerkembesh nga patologji kardiake, probleme polmonare dhe kanceri. Ky i fundit mund te provokoje formimin e metastazes pergjate mushkerive duke qene ne kete menyre shkaktar i ketyre shenjave.

8.  Letargji dhe depresion kujdes i vecante duhet treguar dhe ne ndryshim te papritur ne sjellje nga ana e qenit apo maces tone. E fjetura me e zgjatur se zakonisht, mungesa e deshires per te levizur apo luajtur, e hequra dore nga shetitja apo eksplorimet e zakonshme, mund te jene shenje e pranise se nje tumori, pervecse tregues i depresionit apo letargjise

9.  Gjak ne urine gjithashtu ndryshimi i zakoneve ne lidhje me nevoja personale nuk duhet lene pas dore, si persa i perket urinimit, po ashtu dhe per fecet. Veshtiresi te lidhura me nejosa personale, shtim apo pakesim i kryerjes se tyre  dhe ,mbi te gjitha,   prania e gjakut ne urine apo fece, mund te jene sinjal i pranise se tumorit

10.  Shenja dhimbjeje  sinjale te dukshme te pranise se dhimbjes nga ana e qenit apo maces tuaj, sidomos kur i referohemi te caluarit gjate ecjes jane zakonisht te lidhura me artrit ose me probleme ne muskuj dhe artikulime, por fatkeqesisht mund te jete nje shenje e pranise se tumorit ne kocka.

Nese vini re pranine e nje apo me shume sinjaleve te lartpermendura ju keshillojme ti drejtoheni menjehere specialistit

6,571 views0 comments

Recent Posts

See All

Comentarios


bottom of page